Dogana e Kakavijës mbyllet për 24 orë

Untitled collage 70 1100x620

Dogana e Kakavijës do të mbyllet për 24 orë duke filluar nga dita e nesërme, datë 17 shkurt, deri në orën 07:00 të datës 18 shkurt.

Dogana Shqiptare njofton se mbyllja bëhet për shkak të një greve që do të zhvillohet nga punonjësit e doganës greke, të cilët do të ndërpresin punën.

Sipas njoftimit, gjatë këtij harku kohor, si në hyrje dhe në dalje të doganës greke, nuk do të lejohet kalimi i automjeteve si motoçikleta, autovetura, furgonë që transportojnë qytetarë dhe kamionët që transportojnë mallra.

Përjashtim do të ketë vetëm për udhëtarët këmbësorë, kamionët që transportojnë mallra ushqimore që ruhen në kushte frigoriferike, kamionët që transportojnë kafshët e gjalla, medikamente dhe automjetet për raste emergjente.