Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Dosjet 339 dhe 184, Hyseni: Rasti u inskenua dhe iu dha ngjyrim politik

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2021, 22:14 | Aktualitet
Dosjet 339 dhe 184, Hyseni: Rasti u inskenua dhe iu dha ngjyrim politik

Deputeti socialist Alket Hyseni komentoi në “Absolut 4” çështjen e dosjeve 339 dhe 184. Sipas Hysenit mazhoranca ka bërë thirrje për hetim të thellë por shqyrtimi i dosjeve nuk u nis nga drejtësia e re.

Hyseni thekson se mazhoranca tjetër inskenoi rastin dhe i dha ngjyrim politik, teksa nënvizon se PS distancohet nga personat e lidhur me krimin dhe se këtë standard do të mbajë deri në fund.

“Politika nuk ka heshtur. Mazhoranca ka bërë thirrje për hetim të thellë dhe të shpejtë. Mos harroni historikun. Ajo çështje nuk u nis nga drejtësia e re, u nis nga një institucion i cili në gjykimin tonë ishte i kapur politikisht. U nis nga një mazhorancë tjetër që e kontrollonte atë strukturë, e inskenoi rastin dhe i dha ngjyrim politik me qëllim për ta përdorur për luftë politike. Ne i kemi bërë thirrje drejtësisë të veprojë.

Sot jemi para rastit që të dyja dosjet janë në hetim. Nëse nuk ka ngatërrim të politikës është çështje e drejtësisë. Nëse ka duhet të japë llogari kushdo që ka ngjyer duart. Kemi pasur një filozofi dhe atë do kemi deri në fund. Kushdo që akuzohet duhet të dalë para drejtësisë, të pastrohet dhe pastaj mund të behet pjesë e politikës. Këtë kemi thënë për të gjithë. Nuk kemi mbajtur standard të dyfishtë. Filozofia jonë nuk krahasohet me kundërshtarët. Kundërshtarët jepnin mbrojtje politike.”, u shpreh në A2 Alket Hyseni, anëtar i Komisionit të Ligjeve në Partinë Socialiste.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu