E ardhmja e zikaltërve, 4.5 milionë euro në sezon, Lautaro Martinez deri në 2024 me Inter

INTER RINOVIMI MARTINEZ frame 239 1100x620

Pasi la pas Milanin në renditjen e Serisë A, dhe është projektuar si një ndër favoritët kryesorë për titull, Inter nis të mendojë edhe për të ardhmen.

Projekti zikaltër kalon nga rinovimi i kontratave. I pari që ka bindur dhe shihet si pjesë e rëndësishme e skuadrës së Contes, është sulmuesi Lautaro Martinez.

Inter ka gjetur gjuhën e përbashkët me futbollistin argjentinas i cili do të mbetet zikaltër deri në vitin 2024 dhe do të përfitojë 4.5 milion euro në sezon. Ai së bashku me Lukakun formojnë një nga dyshet e sulmit më të mira në Evropë, me 35 gola në total.

Kontrata e re e Lautaro Martinez do të firmoset në fund të këtij muaj, atëherë kur kthehen edhe agjentët e futbollistit në Itali.