Finalja e Champions do të luhet me një top “20-vjeçar”

TOPI I FINALES SE CHAMPIONS 20 VITE frame 901 1100x620

Një top i krijuar nga copëza të sferave me të cilat UEFA ka zhvilluar finalet e 20 viteve të fundit.

Organi më i lartë i futbollit evropian ka zbuluar topin me të cilin do të zhvillohet finalja e Stambollit këtë vit në Champions League.

Sfera me yje, simbol i këtij kompeticioni prej vitit2001, këtë sezon mbush plot 20 vite prej shfaqjes për herë të parë në fushat e gjelbra.

Duke qenë një vit jubilar, UEFA ka menduar të modelojë një top me imazhe të qyteteve ku janë zhvilluar 20 finalet e dy dekadave të fundit, me shirita të vegjël që identifikojnë vendet dhe me ngjyrën e kuqe që do të zëvendësojë blunë, në pjesën më të madhe të sipërfaqes.