Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

I hoqi gjobën Veliajt, Ivi Kaso: KAS cënoi standardet e barazisë në zgjedhje

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2021, 18:00 | Politikë
I hoqi gjobën Veliajt, Ivi Kaso: KAS cënoi standardet e barazisë

Sekretari për Çështjet Zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso reagoi pas vendimit të Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve që hoqi gjobën ndaj kreut të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për organizimin e disa aktiviteteve që ndalohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Sipas Ivi Kaso, me këtë vendimmarrje KAS shkeli ligjin dhe humbi mundësinë për të qenë një strukturë që garanton barazinë në zgjedhje.

“Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) humbi sot mundësinë për të qenë një strukturë në funksion të garantimit të zgjedhjeve të lira e të ndershme. Sot me një vendimarrje të paprecedent, 3 anëtarët e KAS kanë shkelur rëndë besimin se mbi interesin e partisë në pushtet qëndron ligji dhe vetë rregullat e sanksionuara nga KQZ.

Vendimet antiligjore të 3 anëtarëve të KAS bien ndesh me standartin e OSBE për ndarjen e shtetit nga partia, duke justifikuar përdorimin e funksionit publik nga Erjon Veliaj për interesa të Partisë Socialiste.

Partia Demokratike dënon këtë akt të paligjshëm të 3 anëtarëve të KAS, që cënon rëndë standardet e barazisë së palëve në zgjedhje”, shkruan Kaso.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli