Mesazhi i Bashës: Nëse nuk përmbushim angazhimet nuk do kërkojmë mandat tjetër

basha 15 1100x620

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shpërndarë një video mesazh në rrjetet sociale ku iu bën edhe njëherë thirrje qytetarëve të bashkohen për të sjellë ndryshimin më 25 prill.

Pasi rendit sipas tij, dështimet e kryeministrit Rama, kryedemokrati shprehet se nëse nuk do t’iu përmbahet angazhimeve të tij, nuk do të kërkojë një mandat tjetër.

“Familjet tuaja kanë ngecur në baltë, për shkak të dështimeve të Ramës. Asnjë premtim nuk ka mbajtur! Dhe tani, vjen me premtime të tjera, boshe. Një kryeministër që nuk mban premtimet e tij duhet të largohet.

Ne kemi plane serioze dhe të zbatueshme për vendin. Angazhime të cilat do të nisim t’i zbatojmë prej ditës së parë. Dhe angazhimi ynë i parë është: Nëse nuk i përmbushim angazhimet tona ndaj jush, nuk do të kërkojmë një mandat tjetër.

Ka ardhur koha të bashkohemi të gjithë, për të ndryshuar Shqipërinë. Ka ardhur koha ta largojmë Edi Ramën”, shprehet Basha.

https://fb.watch/3HEvYByFtt/
Shqipëria fiton!

Pas 8 vitesh dështimi dhe premtimesh boshe, është koha që Rama të largohet. Është koha që të sjellim një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët shqiptarë. #SHQIPERIAFITON

Posted by Lulzim Basha on Tuesday, February 16, 2021