Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Ndryshimi kushtetues, Basha: Asnjë kryeministër të mos marrë më shumë se 2 mandate

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2021, 16:24 | Politikë
Ndryshimi kushtetues, Basha: Asnjë kryeministër të mos marrë

Lulzim Basha po mendon për ndryshime kushtetuese. Kreu i demokratëve thotë se me marrjen e pushtetit, do të dërgojë në parlament propozimin për të ndërhyrë në ligjin themeltar të shtetit. Sipas tij, ndarja e pushtetit vjen duke kufizuar atë të kryeministrit.

“Asnjë kryeministër nuk mund të marrë më shumë se 2 mandate. Ky është zotimi im”, shprehet Basha.

Shoqërisë civile i garantoi se do të ketë vëmendje të shtuar për integrimin, duke mos shtuar kushtet siç akuzon se ka bërë kryeministri aktual, por plotësuar ato.

Ndryshe nga aleatja Kryemadhi, Basha nuk mendon se reforma në drejtësi duhet zhbërë.

Konferenca e parë ndërqeveritare për nisjen e negociatave, do të mbahet në 6-mujorin e tij të parë si kryeministër, ndërkohë garanton rikthim në atdhe të shqiptareve jo si të deportuar, por me dëshirë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë