Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Nis vaksinimi në Shkodër, Manastirliu: Pas mjekëve edhe të moshuarit

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2021, 11:10 | Aktualitet
Nis vaksinimi në Shkodër, Manastirliu: Pas mjekëve edhe të

Ka nisur sot në Shkodër procesi i vaksinimit për mjekët infermierët dhe të moshuarit. I pari që bëri vaksinën anti-covid ishte drejtori i spitalit të Shkodrës, Ardian Dajti, për të vijuar me mjekët dhe infermierët e tjerë dhe më pas në azilin e të moshuarve. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, njoftoi se sot do të kryhen 150 vaksinimet e para dhe do të rritet në ditët në vijim

“Sot, fillojmë vaksinimin e përqëndruar në Shkodër, kemi organizuar fillimin e vaksinimit për mjekët e infermierët dhe pavijonin Covid që tashmë është hapur në Shkodër dhe Durrës. 150 vaksinimet e para në ditët e ardhshme do të rriten dhe gjithashtu do jemi dhe në azilin e Shkodrës, procedura në bazë të listës emërore për mjekët dhe sistemin që lidhet në kohë reale se kush vaksinohet. Vaksinatorët janë të trajnuar. Drejtori i Spitalit Rajonal nis i pari, për të dhënë shembullin dhe më pas vijnë mjekët e spitalit të Lezhës dhe do jemi edhe te shtëpia e të moshurave në Shkodër”.

Në nisje të procesit të vaksinimit në Shkodër përveç ministres Manastirliu ishte i pranishëm edhe kryeministri Rama.

A2 CNN Livestream

Dita jonë