Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Parashikimi i motit: 16 shkurt 2021

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2021, 07:02 | Aktualitet
Parashikimi i motit: 16 shkurt 2021

Një ditë tjetër e ftohtë dhe e kthjellët do të na shoqërojë në të gjithë territorin shqiptar, këtë të martë. Vranësirat shfaqen kalimtare në Veri dhe Perëndim, por nuk do të ketë reshje.

Temperaturat mbeten shumë të ulëta mëngjesin e sotëm duke shënuar 14-15 gradë nën 0 në zonat e thella malore, po ashtu mëngjesi mbetet në vlera negative deri në -4 gradë edhe në ultësirën perëndimore.

Orët e mesditës sjellin 2-3 gradë rritje të vlerave termike, duke ngjitur maksimumin në rang territori në 8 gradë celsius, megjithatë, pjesa më e madhe e zonave malore mbetet në vlera negative, edhe gjatë mesditës. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare në tokë dhe det duke krijuar në det dallgëzim të ulët.

A2 CNN Livestream

Dita jonë