Policia italiane, operacion kundër ‘Ndrangheta, 17 arrestime

policia italiane 1 1100x620

Policia italiane e Shtetit ka goditur organizatën e tipit mafioz ‘Ndrangheta të Cosentino. Mediat italiane raportojnë se gjatë operacionit janë kryer 17 arrestime mes njerëzve që besohet të jenë të lidhur dhe afër klanit të fuqishëm të ‘Ndrangheta të Forastefano, që vepron në Cassano dhe në territorin e Sibaritide.

Si pjesë e operacionit, u kryen gjithashtu edhe konfiskime të kompanive dhe bizneseve. Detajet e mëtejshme për këtë operacion do të jepen gjatë një konferencë shtypi në orën 11:00.