Premier League, Chelsea i pandalshëm me Tuchel, tjetër fitore në kampionat

CHELSEA PREMIER.duplicate frame 0 1100x620

Çelsi nuk ndalet më nën drejtimin e Tomas Tuhel. Blutë e Londrës duket se kanë gjetur formën e tyre më të mirë. E treguan me kualifikimin në Kupë dhe tashmë edhe me fitoren e katërt në katër ndeshjet e fundit të kampionatit. Së fundi, ndryshimin në skuadrën londineze e provoi dhe Njukasëll që u mund 2-0 në Stanford Brixh.

Mjaftojnë Zhiru dhe Verner që i japin fund historisë së ndeshjes me golat në pjesën e parë. 3 pikë të tjera për Çelsin që pa u vënë re, është ngjitur ndjeshëm në klasifikim dhe tani mban vendin e katërt, madje kërkon të arrijë edhe më lart duke parë distancën e shkurtër nga rivalët në tabelë.