Rrëfimi i familjes Shala, qeverisja e Kosovës në sytë e çiftit veteranë të UÇK-së

VETERANI I UCK frame 680 1100x620

Në kohën kur në Kosovë votohej për qeverisjen e ardhshme, në rrugicat e Prizrenit takuam Ahmet Shalën. Ai është një nga veteranët e luftës Nacional Çlirimtare. Bisedën e gjatë dhe kritike ndaj qeverisjeve në vend nuk mund ta bënim në temperatura që shënonin -8 gratë Celsius.

Për miq, e sidomos ata nga Shqipëria, dera e shtëpisë së tij ishte gjithmonë e hapur, ndaj na fton pranë familjes.

Teksa zonja e shtëpisë sjell kafet, me entuziazëm na tregon fotot që ruan kujtim gjatë luftës. Synimi i veshjes së uniformës ushtarake shkonte përtej dëshirës së madhe par çlirimin nga pushtuesit serbë. Por Ahmeti tregon se të imponuar nga ndërkombëtarët u përqendruan më pas vetëm te liria e vendit.

 “Nuk donim thjesht të çliroheshim por të bashkoheshim me Shqipërinë, por rrethanat na ndaluan”, thotë ai.

Sakrifica e luftës së mijëra veteranëve sipas familjes Shala nuk është shpërblyer për forcimin e shtetit dhe krijimit të një klime pozitive për të punuar e jetuar.

“Si qytetar i këtij vendi nuk jam i kënaqur me zhvillimet e pasluftës. Nuk është Kosova aty ku kemi ëndërruar”, vijon ai.

Nga qeverisja e ardhshme e vendit, ish-luftëtari i UÇK-së është skeptik. Ai mendon se ndryshimi në Kosovë do të vijë pasi në pushtet të sprovohen të gjithë politikanët.

“Për sa kohë do t’i duhet Kosovës të forcoj institucionet shtetërore, unë do të vazhdoj të them, le t’i provojmë edhe këto, unë nuk mendoj se do të këtë zhvillim ekonomik, por do të jetë qeveri më shumë sociale”, shprehet ish-veterani për A2.  

Si shumë qytetarë të Kosovës, Ahmeti nuk e braktisi vendlindje për të shkuar rrugëve të Europës. Së bashku me Hikmeten ai ka 5 fëmijë, 4 vajza dhe një djalë. Familjen do ta rrisë në Prizren, me shpresën e besimin se Kosova do të përmirësohet dhe do të jetë vendi ku duhet të lihen pasardhës.