Sot në Hagë seanca ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit

thaci hage 1100x620

Seanca e tretë gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit do të zhvillohet sot në Hagë në orën 11:00. Njoftimin e bëri Gjykata Speciale, e cila njoftoi shtyrjen e saj një javë më parë.

Në dokumentin shoqërues të vendimit shkruhet se gjatë seancës, gjyqtari do i pyesë palët mbi të dhënat e mbledhura deri tani si dhe do të shqyrtohet kërkesa e zyrës së prokurorit të specializuar, i cili kërkon që gjykimi ndaj tyre të nisë në shtator të këtij viti për t’i dhënë më shumë kohë palës mbrojtëse të mbledhë provat e nevojshme.

Ndërkohë, rreth një javë më parë, Paneli i Gjykatës së Apelit e refuzoi ankimimin e Nasim Haradinajt kundër vendimit për mbajtjen e tij të mëtejshme në paraburgim