Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Tentoi të arratisej, princesha e Dubait rrëfen se po mbahet peng nga i ati, tregon tmerret brenda vilës

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2021, 20:55 | Bota

Vajza e sundimtarit të Dubait që u përpoq të largohej nga vendi në vitin 2018, iu ka dërguar miqve të saj video me mesazhe sekrete ku akuzon të atin se po e mban peng dhe se ka frikë për jetën e saj.

Në pamjet e ndara nga BBC, Princesha Latifa Al Maktoum thotë se komandot e droguan pasi ajo u përpoq të arratisej me anije dhe e kthyen përsëri në paraburgim.

Videot u regjistruan për disa muaj në një telefon që Latifas iu dha fshehtas rreth një vit pas kapjes dhe kthimit të saj në Dubai. Ajo i regjistroi ato në një banjë pasi ishte dera e vetme që ajo mund të kyçte.

 “Jam një peng. Kjo vilë është kthyer në burgun tim. Të gjitha dritaret janë të izoluara. Janë pesë policë jashtë dhe dy brenda. Nuk mund të dal jashtë as për ajër të pastër”, dëgjohet të thotë ajo.

Rrëfimi i Latifas për kapjen dhe ndalimin e saj, u zbulua nga shoqja e ngushtë Tiina Jauhiainen dhe disa të afërm, të cilët qëndrojnë prapa fushatës “Free Latifa”.

Sipas tyre, ata arritën të vendosnin kontakte me Latifan ndërsa 35-vjeçarja mbahej peng në një "vilë" të Dubait dhe thonë se e kanë marrë vendimin e vështirë për të publikuar mesazhet nga shqetësimi për sigurinë e Latifas.

Dubai dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë thënë më parë se princesha është e sigurt dhe në kujdesin e familjes.

Babai i Latifas, Sheik Mohammed bin Rashid Al Maktoum, është një nga krerët më të pasur të shteteve në botë. Ai është sundimtari i Dubait dhe nënkryetari i Emirateve të Bashkuara Arabe.

Latifa u përpoq të arratisej në vitin 2018, me ndihmën e një ish-ushtaraku francez që e kishte paguar, por u kap më pas në det nga trupat e rojës bregdetare indiane dhe u kthye në Dubai.

A2 CNN Livestream

Dita jonë