13 vjet Kosovë e pavarur, në Tiranë festohet me dokumente që rrëfejnë përbashkim në 100 vite

Gëzuar Kosovë! Kjo ishte thirrja që bashkoi edhe arkivat shqiptare. Ndonëse me dy festa të ndryshme Pavarësie, në kalanë e kryeqytetit shqiptar, nuk mungoi torta dollitë, po edhe nderimi për përpjekjet e herpashershme që shqiptarët kanë bërë për të qenë bashkë.

Këto janë imazhet që vijnë nga udhëtimet e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit në një kohë kur konferenca ndërkombëtarësh përpiqeshin të ndanin trojet shqiptare.

E vërteta që sjellin këto dokumente tregon se përtej kufijve, gjuha dhe bashkëpunimet kanë qenë gjithnjë aty për të treguar se jemi bashkë.

Ekspozita e çelur në kalanë e Tiranës sjell përmes 150 dokumenteve nga arkivi I shtetit shqiptar, një histori që daton prej 1912.

Këto dokumente do të qëndrojnë të ekspozuara deri më 19 shkurt në këndin e dedikuar të ekpozitave në Kalanë e Tiranës.