Caslli: Nuk ka rëndësi sa është taksa, nëse fitimi është zero. Problemi është si biznesi të zhvillohet

Një pjesë të mirë të debatit politik e ka zënë taksa progresive, e zbatuar nga socialistët në pushtet, dhe taksa e sheshtë, të cilën demokratët premtojnë të rikthejnë, nëse marrin drejtimin e vendit.

Për drejtorin e “Deloitte Shqipëri dhe Kosovë”, Maksim Caslli, përpos modelit të taksimit, kryesorja është si të zhvillojmë ekonominë shqiptare. “Në fund të fundit, nëse bizneset nuk bëjnë fitim, nuk ka rëndësi nëse taksa është 9% apo 15%, sepse është 15% e zeros. Problemi është si biznesi të zhvillohet”, tha Caslli, i ftuar në A2 Business.

“Modeli i taksës progresive që është zbatuar në Shqipëri, është taksë progresive page. Në mënyrën sesi është zbatuar në Shqipëri, është gabim. Duhet taksë progresive mbi të ardhurat. Nuk e di kush e ka nxjerrë këtë program në Shqipëri, por ka mbetur si “gozhda e Nastradinit”. Taksohen shumë pak njerëz, pikërisht ajo pjesë për të cilën kemi më shumë nevojë. Një vend zhvillohet me tru dhe ne me këtë taksë largojmë trurin. Në kushtet ku ne jemi na duhet një taksë sa më e thjeshtë. Koncepti i taksës së sheshtë, në këtë moment të zhvillimit të shoqërisë sonë, mendoj që është i saktë. A është 9%, apo 15%, mendoj se duhet të rritet me kalimin e kohës. Tani duhet të kemi një model ekonomik që qëndron te taksat e ulëta”.

  • LAJMI I FUNDIT | Absolut 4, Gjoni: Rama, zgjedhje populiste me zonjat në krye të listave
  • LAJMI I FUNDIT | Absolut 4, Gjergji Vurmo: Gratë kryesuese të listave, pjesë e "show"-t të Ramës
  • LAJMI I FUNDIT | Absolut 4, Gjergji Vurmo: Ditët në vazhdim do të analizojmë emrat e rinj
  • LAJMI I FUNDIT | Absolut 4, Gjergji Vurmo: Rama, Basha dhe Kryemadhi, liderë të konsumuar
  • LAJMI I FUNDIT | Absolut 4, Gjoni: Aleanca për Ndryshim nuk paska shumë ndryshime
  • LAJMI I FUNDIT | Absolut 4, Dervishi: PD po paguan faturën e lënies së mandateve