Etna aktivizohet sërish, lumenjtë e llavës gjarpërojnë nga vullkani siçilian

Llavë dhe tym kanë shpërthyer mbrëmjen e së martës nga vullkani Etna në Siçili, duke shkaktuar panik te banorët e zonës dhe ndërprerë dhjetëra fluturime nga aeroporti i Katanias.

Etna është një ndër vullkanet më aktivë të Europës, por shpërthim si ai i mbrëmjes së kaluar nuk ishte regjistruar prej kohësh sipas dëshmisë së banorëve.

Reja e hirit arritur deri në 1 km në ajër ndërsa nga krateri u shfaqën lumenj llave.