13-vjetori i pavarësisë, Osmani dhe Kurti nderojnë heronjtë e Kosovës

Janë një dyshe politike e pandarë. Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani,dhe kreu I Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, ishin bashkë gjatë eventeve për 13-vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Ata kryen homazhe tek varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova, por edhe nderuan të heronjtë dhe figurat e larta që kontribuuan në lirinë e vendit, të cilët nuk jetojnë më.

“Këtu është vendi ku çdo ditë duhet t’ia kujtojmë vetes dhe botës se këtu gjenden dëshmitëe gjenocidit serb, dëshmitë e qëllimit të Serbisë për shfarosjen e popullitshqiptar. Këtu është edhe dëshmia më e mirë e atdhedashurisë, sakrificës përkomb dhe për liri. Natyrisht, në këtë përvjetor të pavarësisë së shtetit tonë,përkulemi para veprës dhe heroizmit të komandantit legjendar, të gjithë UÇK-së,të gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri dhe para sakrificës të gjithaviktimave civile të popullit tonë, të cilët ranë në mënyrë që ne sot të gëzojmështetin tonë të pavarur”, deklaroi Osmani

“Prekazi heroik është vendi i kushtrimit për çlirim dhe vendi që na e përkujton sesa ilartë është çmimi i lirisë dhe sesa të privilegjuar jemi ne që jetojmë dhe festojmë 13 vjetorin e pavarësisë që i ka rrënjët në gjakun e dëshmorëve dhe martirëve të kombit tonë. Tre brezat e familjes Jashari luftuan dhe u sakrifikuan, gjysma e tyre burra e gjysma gra dhe fëmijë, dhe duke u rikthyer këtu ne e bëjmë më të fuqishëm shtetndërtimin demokratik, zhvillimin socio-ekonomik dhe drejtësinë institucionale sepse i tillë është edhe amaneti i dëshmorëve dhe dëshirat e popullit tonë”- u shpreh Kurti.

Një ditë me shumë angazhime pati dhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti.

 “Sot bënë nderime këtu tek të rënët e familjes Jashari. Në këtë kompleks për të nderuar familjen Jashari për sakrificën më sublime, më të lartë që mund të bëjë dikush për pavarësinë e vendit. Duke nderuar këta ne nderojmë të gjithë të rënët për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.

Homazhe tek të rënët për liri bëri edhe kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili nga Prekazi tha se në këtë 13-vjetor të pavarësisë, mendja dhe zemra janë në Hagë me ish luftëtarët e UÇK-së.