Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Gjirokastër, bie në lumin Drino makina e OSHEE me dy elektricistë

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2021, 08:48 | Kronikë
Gjirokastër, bie në lumin Drino makina e OSHEE me dy elektricistë

Një automjet i OSHEE bie në lumin Drino përballë fshatit Lazarat. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se në automjet kanë qenë dy punonjës të OSHEE, Rajoni Gjirokastër, të cilët ishin duke inspektuar zonën pasi kishte avari në linjat e përcjelljes së energjisë elektrike.

Për këtë qëllim kanë shkuar dy elektricistët për të kryer ndërhyrjen, por si pasojë e terrenit të vështirë dhe errësirës, mjeti me të cilin lëviznin dy punonjësit e OSHEE, ka rënë në humnerën  e lumit dhe e kanë pasur të pamundur për të manovruar mjetin. Ky i fundit, ka rënë në rrjedhën e lumit në thellësi, ndërkohë që dy elektricistët nuk kanë mundur dot të dalin nga mjeti.

Menjëherë, në vendngjarje ka shkuar Policia e Gjirokastrës, së bashku me PMNZSH, për të ndërhyrë.

Për shkak të thellësisë dhe motit të acartë, autoritetet vendore policore kane kërkuar nga kryeqyteti palombarë për të nxjerre automjetin dhe dy elektricistët të cilët besohet se gjenden të pajetë. Situata po monitorohet deri në nxjerrjen nga thellësia te trupave dhe automjetit të OSHEE nga kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi, prefekti Odise Kote dhe drejtori i Policisë së Gjirokastrës, Fatmir Hoxha.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli