Gwyneth Paltrow rrëfen eksperiencën me koronavirusin: Më ka lënë pasoja

1 72 1100x620

Fituesja e çmimit “Oscar”, Gwyneth Paltrow rrëfeu se ka kaluar koronavirusin por ende vuan nga disa pasoja.

Sipas aktores, edhe pas shërimit ajo ndihet vazhdimisht e lodhur dhe ka mungesë të theksuar përqëndrimi.

“Në janar, unë kam bërë disa analiza që treguan nivele vërtet të larta të inflamacionit në trupin tim. Kështu që unë iu drejtova një prej ekspertëve më të mirë që njoh, praktikuesit të mjekësisë funksionale Dr. Will Cole. Pasi pa të gjitha analizat e mia, ai shpjegoi se ky ishte një rast kur rruga për shërim do të ishte më e gjatë se sa e zakonshme”, shkruan Paltrow.

Paltrow thotë se gjatë rikuperimit ka mbajtur një dietë të shëndetshme dhe ka hequr dorë nga sheqeri dhe alkooli, megjithatë ka ende punë përpara se të gjithë efektet e Covid-19 të zhduken.

  • LAJMI I FUNDIT | "Absolut 4": Sfida e Jozefina Topallit!
  • LAJMI I FUNDIT | E ftuar në "Absolut 4": Jozefina Topalli, kryetare e Lëvizjes për Ndryshim
  • LAJMI I FUNDIT | Të ftuar: Gjergji Vurmo, analist, IDM Albania; Edlira Gjoni, pedagoge Komunikimi
  • LAJMI I FUNDIT | Topalli në “Absolut 4”: Është sfidë e madhe, sfidat nuk janë kurrë të lehta
  • LAJMI I FUNDIT | Topalli në “Absolut 4”: Lëvizja për Ndryshim, thirrje drejt kurajës së njerëzve
  • LAJMI I FUNDIT | Topalli: 25 prilli do ta bëjë faktor ndryshimi Lëvizjen për Ndryshim