Interi do të pendohet për rekordmenin shqiptar, humbi “Bonuccin” e ri

Cepele2 1100x620

Kryesues në Serie A, favoritë për titullin në Itali pas më tepër se një dekade, por në atë që duket sezoni më i mirë, Interi mund të ketë një peng, për të cilin do të pendohet në të ardhmen e afërt. Bëhet fjalë për pakujdesinë e klubit, që lejoi largimin e rekordmenit shqiptar, Ramën Çepele. Futbollisti më i ri që ka luajtur në histori me Kombëtaren shqiptare u largua nga akademia zikaltër, për t’u transferuar te Hannover në Gjermani.

17-vjeçarit nuk iu dha asnjë shans në ekipin e parë dhe mungesa e hapësirave e detyroi të largohej. Por, sipas gazetës spanjolle “As”, duke humbur talentin shqiptar, Interi ka bërë një gabim për të cilin padyshim që do të pendohet.

Artikulli i gazetës “AS” për Ramen Çepele

Edhe pse është në moshë fare të re, Çepele cilësohet si Bonucci i ri. Mjaft pozicional dhe i zgjuar taktikisht, djaloshi 1,90 i gjatë i ka të gjitha premisat të shndërrohet në një prej mbrojtësve më të mirë në arenën ndërkombëtare.

Çepele me fanellën e Interit

Për më tepër, që në këto vite, të gjitha skuadrat e mëdha po vuajnë për të gjetur mbrojtës qendre cilësorë dhe me aftësi të ngjashme me yllin kuqezi. Edhe pse ka luajtur me të gjitha përfaqësueset e moshave të Italisë, në fund Çepele zgjodhi të përfaqësonte vendin e origjinës, Shqipërinë. Ai debutoi në ndeshjet ndërkombëtare përballë Kosovës, duke shfaqur një nivel të lartë loje.