“Jemi një komb”, Lala: Bashkimi në një flamur dhe një kombëtare, rruga e vetme

veteranet kosove shqiperi 2 1100x620

Dhjetë vjet pas tërheqjes nga futbolli ndërkombëtar, Altin Lala u kthye në fushë me fanellën e Kombëtares dhe me shiritin e kapitenit. Nga ndeshja e legjendave të Kosovës dhe Shqipërisë, për nder të 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ish-mesfushori foli hapur për një prej temave më të diskutuara, atë të përfaqësimit me një Kombëtare të vetme.

“Patjetër që ajo do jetë rruga, shpresojmë të realizohet sa më shpejt dhe ta përjetojmë që të kemi një flamur dhe një kombëtare”, thotë Lala.

Altin Lala është edhe menaxheri i yllit të Dardanëve, Milot Rashica, i cili vendosi të luante me Kosovës, duke hequr dorë nga fanella kuqezi, pasi ish-trajneri Gianni De Biasi e la jashtë pjesëmarrjes historike të Shqipërisë në Europianin 2016.