Krisje te Barcelona, fyerje dhe fjalë të rënda, Pique dhe Griezmann nuk përmbahen në fushë

Përditësuar më: 17/2/2021, ora 14:34
Griezmann Pique 1024x576

Krisje te Barcelona, fyerje dhe fjalë të rënda, Pique dhe Griezmann nuk përmbahen në fushë

Përditësuar më: 17/2/2021, ora 14:34

Që Barcelona ndodhen në një prej periudhave më të vështira të saj, diçka e tillë kuptohet që prej rezultateve në kampionat, problemeve me presidencën muaj më parë, por edhe me një humbje sikurse ishte ajo kundër Paris Saint Germain.

Kriza është edhe më e madhe se kaq, madje tashmë as lojtarët nuk kanë më harmoni me njëri tjetrin dhe kjo u vërtetua në fundin e pjesës së parë në përballjen me francezët. Pique dhe Griezmann u konfrontuan ashpër verbalisht, në momentin që rezultati shënonte 1-1.

Në frustrim e sipër mbrojtësi spanjoll dhe sulmuesi francez shkëmbejnë ofendime të rënda dhe çdo fjalë e dalë prej tyre është regjistruar qartë nga mikrofonët e stadiumit, sidomos me shkallët e boshatisura.

Pique: Çfarë dreqin, top i gjatë? Na duhet të kontrollojmë lojën dreqi e marrtë!

Griezmann: Qetësohu, boll ulërite o bir k…, qetësohu!

Pique: Jo, ti mbylle gojën bir k…., ne po vuajmë këtu, kemi 5 minuta duke vrapuar si të çmendur.

Griezmann: Shporru!

Pas këtij debati, Barcelona rikthehet në fushë në pjesën e dytë dhe pëson 3 gola të tjera. Gerard Pike zëvendësohet në minutën e 78, për t’i lënë vendin mesfushorit të ri Riki Pug. Barcelona tashmë duhet të përmbysë një humbje 4 me 1 në fushë kundërshtare, diçka që duket e pamundur në këto kushte, pa rikthyer fillimisht qetësinë në skuadër.