Nis sot në Maqedoninë e Veriut procesi i vaksinimit kundër Covid-19

MB MAQEDONIA frame 0 1100x620

Në Maqedoninë e Veriut, në ambientet e spitalit “Nënë Tereza” në Shkup, nis sot procesi i vaksinimit kundër Covid-19. Më të parët në listë janë 4 mijë punonjës të sistemit shëndetësor në vend.

Pas mjekëve dhe infermierëve vaksinimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 18 mijë qytetarë që janë regjistruar në sistemin online dhe nëpërmjet mjekut të familjes.

Vendi u pajis të dielën me 200 mijë vaksina kineze të dhuruara nga Serbia. Gjatë muajit mars, ndërkohë pritet të vijnë edhe 800 mijë vaksina të kompanisë Astrazeneca.