Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Parashikimi i motit: 17 shkurt 2021

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2021, 07:05 | Aktualitet
Parashikimi i motit: 17 shkurt 2021

Pjesa e parë e ditës së mërkurë vijon me kthjellime e vranësira. Pasditja fuqizon vranësirat në territor, të cilat do të prodhojnë reshje të papërfillshme shiu në zona të izoluara dhe deri 2 cm dëbore në zonat malore në veri të vendit.

Temperaturat rriten me 2 gradë gjatë mëngjesit duke variuar nga -11 në zonat e thella në verilindje, deri 4 gradë në bregdetin jugor.

Edhe mesdita sjell rritje me 2-3 gradë të temperaturave në të gjithë vendin, duke shënuar nga 0 në zonat malore, deri 9 gradë në zonat e ulëta dhe bregdetare.

Era do të fryjë e lehtë dhe rrallëherë mesatare, me shpejtësi deri 25 km/h nga drejtimi verilindor dhe lindor.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani