Paris Hilton zyrtarisht e fejuar, merr unazë në ditëlindjen e 40-të

Trashëgimtarja Paris Hilton ka zyrtarizuar lidhjen e saj 1-vjeçare.

Partneri i saj, Carter Reum i propozoi gjatë në ditëlindjen e saj të 40-të, në një ishull privat ku ishin të rrethuar me familjarët e afërt dhe miqtë më të mirë.

Hilton mori si unazë një diamant emerald me emrin “Paris” i dizenjuar vetëm për të dhe që kushton nga 1 deri 2.5 milionë dollarë.

 Paris u shfaq e veshur me një fustan të bardhë të çarë në njërën anë të cilën e kishte kombinuar me një kurorë tipike princeshash dhe doreza elegante.

“Kur gjen shpirtin tënd binjak ti jo thjesht e di, por e ndjen. Unë dhe ai kemi qenë bashkë që prej takimit të parë dhe për ditëlindjen time ai organizoi një udhëtim në këtë parajsë tropikale. Teksa shkonim për të ngrënë darkë buzë detit, ai u ul në gjunjë dhe më propozoi. Sigurisht që thashë po! S’ka asnjë tjetër me të cilin do të doja të jetoja përgjithmonë.”, shkruan Paris në Instagram.