Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Shkatërrohet kazinoja e Trump në Nju Xhersi

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2021, 18:15 | Bota

Hoteli dhe kazinoja “Trump Plaza” në Atlantic City është shkatërruar, duke i dhënë fund një historie gati 40-vjeçare në bregun e Nju Xhersi.

''Trump Plaza'' u hap në vitin 1984 dhe dikur ishte një pikë kyçe e portofolit të pasurive të patundshme të ish-Presidentit Donald Trump. Kazinoja ishte mbyllur në vitin 2014 dhe prej asaj kohe ndërtesa kishte mbetur “në mëshirë të fatit”.

Mijëra sy kureshtarë u dyndën në zonë për të parë shpërthimin e kontrolluar dhe hotelet aty pranë ofruan paketa të veçanta për fushëpamjen. Shkatërrimi i ndërtesës 34-katëshe zgjati vetëm disa sekonda.  

Në kulmin e shkëlqimit të saj, Plaza organizoi ndeshjet më të ndjekura botërore të boksit, koncerte të profilit të lartë dhe priti disa nga njerëzit më të famshëm të famshëm në botë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë