Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Shkëlqeu përballë Messit, Mbappé më larg Real Madrid

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2021, 15:03 | Futboll

Tre golat e shënuar ndaj Barcelonës dhe fakti që Paris Saint Germain është shndërruar në një prej ekipeve pretendente për të fituar Champions League, kanë bërë që Kylian Mbappé të largohet edhe më tepër nga orbita e Real Madrid. Ylli 22-vjeçar ishte objektivi kryesor i “Los Blancos” në merkato dhe sulmuesi dukej i bindur për t’u larguar nga PSG, por tashmë situata ka ndryshuar.

Mbappé “është më larg se asnjëherë nga Real Madrid”, tha Jorge Valdano, sipas të cilit fituesi i Kupës së Botës duhet të qëndrojë në “Parc des Princes”. Kontrata e sulmuesit me Paris Saintg Germain përfundon në verën e vitit 2022 dhe sipas raportimeve, Reali ishte gati të investonte shifra marramendëse për të siguruar shërbimet e futbollistit.

Megjithatë, ish-drejtori sportive i madrilenëve, beson se pasi shkatërroi i vetëm Barcelonën, sulmuesi nuk do të largohet nga Parisi. Mbappé u bë lojtari i tretë në histori që i shënon katalanasve tre gola në një ndeshje, pas Faustino Asprilla dhe legjendës ukrainase, Andrei Shevchenko.

A2 CNN Livestream

Dita jonë