Votëbesimi në Senat, Draghi premton përshpejtimin e reformave dhe vaksina

MB VOTEBESIMI DRAGHI.duplicate frame 138 1100x620

Kryeministri Italian, Mario Draghi, përcaktoi prioritetet e qeverisë së tij para votëbesimit në Senat dhe kërkoi unitet kombëtar. Gjatë fjalës para deputetëve, ai premtoi përshpejtim të reformave për të rindërtuar vendin pas pandemisë koronavirus.

Draghi, ish kryetar I Bankës Qendrore Europiane, mori detyrën gjatë fundjavës dhe ndërtoi një ekzekutiv me përfaqësues nga I gjithë spektri politik, për të nxjerrë Italinë nga kriza ekonomike dhe ajo shëndetësore.

Shqetësimi I menjëhershëm i Draghit do të jetë vijimësia e fushatës së vaksinimit anti-covid dhe riformulimi I planit për shpenzimin e mbi 200 miliardë eurove të marra nga fondet e Bashkimit Europian për rimëkëmbjen e ekonomisë.

Për shkak të gjithëpërfshirjes, qeveria e re italiane pritet ta fitojë pa shumë vështirësi, votëbesimin në Senat.