Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Akuza për abuzime seksuale me të dënuarit, shkarkohet “Hitleri”, drejtori i burgut siberian

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2021, 14:34 | Bota

Drejtori i një burgu famëkeq në Rusi është shkarkuar nga puna pas akuzave për tortura ndaj më shumë se 100 të burgosurve. Koloneli Igor Mokeev, i mbiquajtur edhe “Hitleri” dhe “Mjeshtri”, u largua pasi hetuesit verifikuan pretendimet për abuzime, edhe seksuale, me të dënuarit që vuajnë dënimin në burgun e Irkutsk në Siberi.

“Për shkak të hetimeve, kreu i institucionit është shkarkuar nga detyra dhe nuk do të punojë në asnjë pozicion tjetër brenda sistemit peniteciar të Federatës Ruse”, thuhet në një deklaratë për mediat të Komisionit të Shërbimit Federal Penitenciar të Rusisë, të cituar nga mediat vendase.

Akuzat kundrejt Mokeev erdhën fillimisht nga një ish-i burgosur, dhe motra e një tjetër të dënuari, të cilët pretendonin se kishin pësuar tortura në burg. Në të dyja rastet, lëndimet e shkaktuara u konfirmuan nga një ekspert mjekoligjor.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli