Akuzohet për shkelje të masave anti-covid, gjobë e kripur ndaj Edmond Spahos

Spahooo 1100x620

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, apelon për të gjithë qytetarët, pronarët dhe administratorët e lokaleve, që të respektojnë me korrektësi masat anti-covid për të bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit nga virusi dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Digjital, cilindo që nuk respekton këto masa kufizuese, duke u kthyer në burim rreziku për qytetarët.

Edmond Spaho, drejtuesi politik i PD-së në Qarkun e Korçës, është gjobitur me masën administrative 5.000.000 lekë nga Policia e Devollit, pasi sipas këtij institucioni, politikani kishte organizuar një aktivitet politik në kundërshtim me Aktin Normativ për marrjen e masave parandaluese për përhapjen e COVID-19.

Sipas njoftimit zyrtar, forcat e rendit kishin konstatuar shkeljen e masave në ambientet e një lokali në Menkulas të Korçës, ku anëtari i PD kishte organizuar një takim.

Ndërkohë, është gjobitur me 1.000.000 lekë edhe pronari i lokalit, shtetasi S. Gj., pasi lejoi zhvillimin e aktivitetit.