Australian Open, Djokovic arrin finalen, serbi kërkon titullin e nëntë në karrierë

DJOKOVIC NE FINALE AUS OPEN frame 26 1100x620

Novak Djokoviç arrin për të nëntën herë në karrierën e tij, finalen e Australian Open. Kampioni në fuqi i këtij turneu, njëkohësisht numri një në botë për momentin ia doli të mposhtw rusin Aslan Karasev në gjysmëfinale.

Ishte një përballje e lehtë kjo për tenistin serb edhe pse vlente biletën e finales, me 17 fituesin e “Grand Slam”-eve që triumfoi lehtë, 3-0 me sete.

Tashmë Djokoviç duelon me një mes Danil Medved dhe Stefanos Sisifas që luajnë në gjysmëfinalen tjetër.

Novak Djokovic nuk ka dështuar asnjëherë pasi ka arritur në finalen e këtij turneu ndaj edhe këtë vit do të synojë të thellojë rekordin personal me 9 tituj të “Australian Open”.