Duhet ta gjobiste për shkelje të orës policore, por e puthi, pezullohet polici

Një oficer policie është pezulluar nga detyra në Peru pasi u kap duke puthur një grua që do të gjobiste për shkeljen e orarit të ndalim qarkullimit të vendosur nga autoritetet për parandalimin e pandemisë së koronavirusit.

Kamerat kanë kapur momentin kur ai u afrua dhe bashkoi buzët me zeshkanen pasi ajo u shfaq për ta bindur atë që mos ta ndëshkonte me gjobë.

Oficeri, emri i të cilit nuk bëhet me dije, është pezulluar nga detyra, deri në përfundimin e një hetimi nga autoritetet mbi rastet.