Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Europa League, Napoli bie në Granada, Arsenal barazon ndaj Benfica

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2021, 22:55 | Futboll
Europa League, Napoli bie në Granada, Arsenal barazon ndaj Benfica

Napoli ka zhvilluar një ndeshje zhgënjyese në Spanjë në fazën 1/16 të Europa League duke u mundur me rezultatin 2-0 nga vendasit e Granada-s.

Të kushtëzuar nga mungesat e shumta në formacion, djemtë e Gatusso nuk arritën të shënonin një gol që t’i ndihmonte shumë në ndeshjen e kthimit në Itali.

Vendasit shënuan 2 herë brenda 20 minutave lojë dhe që nga ai moment asgjë nuk ndryshoi në këtë takim.

Në ndeshjen tjetër të rëndësishme të kësaj mbrëmje Arsenal barazoi 1-1 ndaj Benfikës në fushën e këtyre të fundit. Tashmë “Topçinjtë” janë më të favorizuar me këtë rezultat për të kaluar në fazën e radhës së kupës së vogël të Europës.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani