Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Facebook bllokon përdoruesit australianë nga leximi dhe shpërndarja e lajmeve

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2021, 07:13 | Teknologji
Facebook bllokon përdoruesit australianë nga leximi dhe

Facebook ka vendosur të bllokojë publikimet me lajmet si përmbajtje kryesore, duke mos i lejuar përdoruesit t’i lexojë apo t’i shpërndajë në Australi, duke vendosur një vijë të kuqe në ligjin Australian.

Lëvizja u publikua të mërkurën, në një përgjigje ndaj gjigantit teknologjik, që u vendos nën sulm nga publikuesit e rinj, që akuzojnë kompanitë e mëdha se kanë shkatërruar biznesin e tyre të marketingut. Qeveria federale në Australi thotë se ligji i hartuar do të detyrojë efektivisht kompanitë Google dhe Facebook që të dakordësohen përmes marrëveshjeve me kompanitë mediatike, ose të vendosin rregulla të qarta mes tyre, dhe vota për këtë ligj, do të vijë pas disa javësh.

Google ka kërcënuar po ashtu se do të ndërpresë aksesin në motorin e kërkimet në internet në të gjithë vendin, për të shmangur vetë mundësinë e bllokimit të lajmeve, për të cilat më herët ka gjetur dakordësi me publikuesit në Britaninë e Madhe, Gjermani, Francë, Brazil e Argjentinë, për shfaqje të produkteve informative në Google News.

A2 CNN Livestream

Dita jonë