Gjobë për organizimin e një tubimi, Edmond Spaho: Asnjë makinacion i Niko Peleshit nuk më frikëson

16 MAJ EDMOND SPAHO ORA 13 00 frame 21687 1100x620

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për qarkun e Korçës, Edmond Spahos ka reaguar pas lajmit se është gjobitur nga policia e Devollit për organizimin e një tubimi, në shkelje me masat e vendosura për të parandaluar pandeminë e koronavirusit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spaho shprehet se nuk ka asnjë provë për shkeljen e pretenduar dhe akuzoi ministrin Peleshi për urdhërimin e kësaj mase administrative ndaj tij që arrin në shifrat e 5 milionë lekë.

“Me një akt të paprecedentë, në shkelje flagrante të aktit normativ, pa më kontaktuar, pa njoftim, pa prova, duke sajuar situata të paqena dhe pa më dhënë procesverbal, Policia e qarkut dhe drejtuesi i saj, Ferdinant Mara, më ndëshkuan me gjobë mua dhe pronarin e lokalit ku unë pija kafe, sipas urdhrave që marrin nga Niko Peleshi.

I them Niko Peleshit, që asnjë manovër dhe makinacion, nuk më frikëson mua dhe qytetarët dhe nuk e shpëton dot atë nga humbja e sigurt në qarkun e Korçës në 25 prill.

I kërkoj drejtorit të policisë, Ferdinant Mara të më heqë menjëherë survejimin me policinë politike,  që më ka vënë ngado ku shkoj”, shkruan mes të tjerash Spaho.