Jerusalemi mbulohet nga dëbora pas 6 vitesh

Vendet e shenjta në Jerusalem u mbuluan nga dëbora këtë të enjte, për herë të parë në gjashtë vite. Banorët shijuan peizazhin që dhuroi shtresa e bardhë mbi Kupolën e Gurtë dhe Murin Perëndimor, ndërsa fëmijët u argëtuan duke luajtur me topa dëbore në afërsi të portave të Qytetit të Vjetër. “Është një rast i rrallë të shohim dëborë në Jerusalem”, tha një banor.

Stuhia e motit të ftohtë që nisi të mërkurën në mbrëmje nuk pengoi besimtarët të vizitonin vendet e shenjta të Judaizmit, Islamit dhe Krishtërimit. Ndërkohë, autoritetet izraelite kanë mbyllur transportin publik dhe bllokuan rrugën kryesore për në Jerusalem. Por kjo nuk i pengoi njerëzit, që udhëtuan drejt Qytetit të Vjetër për të parë nga afër spektaklin e rrallë.