Kartat e skaduara të identitetit, PD i kërkon ministrit të Brendshëm shtyrjen deri në 30 prill

BASHA MBULIM KARTAT frame 432 1100x620

Opozita e Bashkuar i kërkoi ministrisë së Brendshme marrjen e masave për shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit të shtetasve shqiptarë, deri më 30 prill 2021.

Përmes një letre dërguar ministrit Bledi Çuçi, kryetarit të Kuvendit, kryetarit të KQZ dhe për dijeni ambasadorëve të SHBA, BE, OSBE, opozita ngre shqetësim për konstatimin e një numri të madh të shtetasve shqiptarë, të cilëve u ka përfunduar afati i vlefshmërisë së letërnjoftimit elektronik dhe pasaportës biometrike dhe që janë në pamundësi, përfshirë atë ekonomike për ta rinovuar atë.

  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 21 viktima në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 3308 testime, 777 raste të reja në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 742 të shëruar në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: 639 pacientë në spitale, 35 në terapi intensive, nga të cilët 7 të intubuar