Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Krasniqi: Kush ka vjedhur votën në Shqipëri, ka bërë karrierë të sigurtë në politikë

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2021, 22:27 | Aktualitet
Krasniqi: Kush ka vjedhur votën në Shqipëri, ka bërë

Afrim Krasniqi, drejtues i Institutit për Studime Politike, deklaron në emisionin “Absolut 4” se kush ka vjedhur votën në Shqipëri është sponsorizuar dhe ka bërë karrierë të sigurtë në politikë.

Për ta konkretizuar, Krasniqi sjell rastin e dosjes së Dibrës, për të cilën thotë se të gjithë emra e përfshirë në të u bënë deputetë e ministra.

“Një nga mitet e këtij vendi është që kush prek votën, ndëshkohet. Kush ka prekur votën në Shqipëri në 30 vjet në politikë, është sponsorizuar dhe ka bërë karrierë të sigurtë në politikë. Nëse partia jote fiton dhe ti vjedh votën, ti bëhesh drejtor dhe bëhesh ministër. Merr rastin e Dibrës. Kush është në dosjen e Dibrës, të gjithë u bënë deputetë e ministra. Rregulli është që po vodhe votën, shpërblehesh. Kjo është fatkeqësia e madhe. Nuk kemi asnjë njeri të dënuar. KQZ dërgoi në Prokurori 76 vëzhgues e komisionerë, me emër e mbiemër dhe Prokuroria pasi i mbajti ca kohë, tha, kanë shkelur ligjin por jo aq shumë sa të ndryshojnë rezultatin. Duhej të vidhnin 1 milionë vota që të quheshin fajtor. Me ligj duhej të ishin në burg, përkundrazi janë ricikluar dhe janë në administratë publike. Ky është rregulli që ka korruptuar gjithë sistemin zgjedhor në Shqipëri. Asnjë parti nuk ka përjashtuar ende një individ të vetin të përfshirë në skandale zgjedhore. Nuk ka më akademikë në lista politike, ka vetëm çuna e fortë që nuk njihet nga vijnë”, u shpreh Krasniqi.

https://a2news.com/2021/02/18/a-ka-ps-vullnet-politik-kunder-korrupsionit-krasniqi-duhet-te-kishte-larguar-personin-ne-listen-e-zeze-te-dash/
https://a2news.com/2021/02/18/mandati-i-trete-i-ps-kikia-arsyeja-per-te-mos-e-votuar-vete-rama/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani