Migrimi dhe menaxhimi i tij, komisionerja Johansson viziton Shqipërinë

ylva 1100x620

Komisionerja Ylva Johansson do të vizitojë Shqipërinë dhe Bosnjë-Herzegovinën, për të diskutuar bashkëpunimin në fushën e migrimit dhe sistemeve të menaxhimit të migrimit në këto vende, siç u njoftua në Bruksel.

Në agjendën e takimeve listohen, presidenti Meta, kryeministri Rama, ministri i Brendshëm Çuçi dhe kryedemokrati Basha.

Gjatë vizitës së saj në Bosnjë-Hercegovinë, Johansson duhet të takohet me anëtarët e Presidencës, Kryetarin e Këshillit të Ministrave, Ministrin e Sigurisë, Kryeministrin e Kantonit Una-Sana dhe Kryetarin e Bihacit.

“Ajo do të vizitojë kampin e Lipa, së bashku me përfaqësuesit e Ministrisë së Sigurimit të BiH, Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin, Agjencive të Kombeve të Bashkuara (KB) dhe partnerëve”, thuhet në deklaratë.

Rreth 8000 migrantë dhe refugjatë hynë në Bosnjë-Hercegovinë dhe rreth 6000 njerëz jetojnë në objekte në Sarajevë dhe Kantonin Una-Sana, të cilat financohen nga BE. Po kështu, Unioni mbështeti krijimin e një vendbanimi të përkohshëm në Lipa në dhjetor, duke mundësuar veshje të ngrohta, batanije, ushqimit dhe mbështetje mjekësore.

Migracioni ka qenë përherë një shqetësim për Bashkimin Evropian dhe vendet e Ballkanit janë të parët që kanë më shumë kërkesa për vendet e unionit.