Opozita në kuzhinë, pas Bashës edhe Kryemadhi shfaqet duke gatuar

Untitled collage 2021 02 18T202820.043 1100x620

Disa ditë më parë, kreu i opozitës Lulzim Basha u shfaq në një video të publikuar në rrjetet sociale nga bashkëshortja e tij duke përgatitur një vakt për familjen e tij.

Shembullin e tij e ka ndjekur sot dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e cila ka vizituar një familje në Elbasan, për të cilët ajo gatoi bukën.

“Bukë e kripë e zemër në shtëpinë e Gëzimit në Rajonin 3 të Elbasanit. Vërtetë varfëria ka prekur xhepat e qytetarëve, por zemrat e tyre janë plot me dashuri dhe mirësi që i mban të fortë mes vështirësive. Pasi folëm për prioritetet e LSI në qeverisje i shërbeva me shumë kënaqësi bukën e ngrohtë të pasdites”, shkruan Kryemadhi përkrah videos.