Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Parashikimi i motit: 18 shkurt 2021

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2021, 07:07 | Moti
Parashikimi i motit: 18 shkurt 2021

Kthjellime dhe vranësira të shpeshta mbizotërojnë të gjithë vendin këtë të enjte. Më të dendura, vranësirat  do të jenë në zonat jugore, ku priten edhe reshje të pakta në zona të izoluara.

Ndërsa pasditja sjell përmirësim të kushteve atmosferike fillimisht në veri dhe gradualisht, vranësirat largohen edhe nga Qendra dhe zonat Jugore. Temperaturat e ajrit rriten ndjeshëm në të dyja vlerat e ditës, duke variuar nga -6°C në 12°C.

Era do te  fryjë mesatare duke arritur shpejtësi prej 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, ndërsa në det, vijon dallgëzimi 2-3 ballë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani