Propozimi i PD për kushtetutën, nga PS komentohet si përpjekje për t’i ikur realitetit

Partia Socialiste është kundër prekjes së Kushtetutës, duke refuzuar paraprakisht një konsensus të mundshëm në rast të rrotacionit të pushtetit. Për juristët e forcës që qeveris vendin ku angazhim i demokratëve është thjesht një tentativë për t’u arratisur nga realiteti.

“Nuk duan të ballafaqohen me arritjet e Partisë Socialiste”, tha për A2, deputeti Adnor Shameti.

Lulzim Basha kërkoi votat e tyre për të ndërhyrë në ligjin themeltar të shtetit kur të vijë në pushtet, por mazhoranca aktuale i konsideron fantazi në metrat e fundit të përmbushjes së reformës në drejtësi.

Deputeti socialist, Adnor Shameti, megjithatë nuk përjashton mundësinë që kushtetuta të preket, jo në pikat që propozojnë Basha dhe juristët e tij. Kushtetutën, opozita propozon ta bëjë të re, ku të ketë të përcaktuar një parlament me disa dhoma, kufizim deri në 2 herë të mandatit të kryeministrit dhe një president që zgjidhet nga populli.