Qeveria Draghi merr votëbesimin në Senat me 262 vota pro

draghi 2 1 1100x620

Me 262 vota pro, 40 kundër dhe dy abstenime, qeveria e Mario Draghi-t mori votëbesimin në Senat. Kundër qeverisë Draghi votuan 15 senatorë të M5, ndërsa 8 nuk morën pjesë në votim. Përveç kësaj, midis kundërshtarëve, janë 19 parlamentarë të Vëllezërve të Italisë, të gjithë anëtarë të grupit në Pallatin Madama.

“Po-ja jonë nuk do të jetë kurrë e pakushtëzuar”, thotë udhëheqësi i grupit M5S në Senat Ettore Licheri gjatë përgjigjes në Senat. “Do të jetë një PO vigjilente, do të thoja e kujdesshme”.

Ishte një ditë historike për kryeministrin e ri, i cili bëri debutimin e tij në Parlament duke mbajtur fjalimin kryesor në Pallatin Madama. Me dy sfida përparësore: lufta kundër pandemisë dhe rindërtimi i vendit, si në periudhën e pasluftës.

Po sot, qeveria e re italiane përballet për të parën herë me mërinë qytetare shkaktuar nga ndalimi i aktivitetit të skive në zonat malore të vendit që përbën edhe vendimin e parë të qeverisë Draghi. Shoqata e bizneseve të turizmit mbështetur edhe nga shumë sipërmarrës vendas ka paralajmëruar një protestë ditën e sotme në disa qytete veriore si Aosta, për të kundërshtuar vendimin e qeverisë, i cili dëmton ekonominë vendase. Në vendimin e saj, qeveria arsyeton se ky lloj aktiviteti ndikon në përhapjen e koronavirusit.