Shpirti i Perëndimit të Egër rikthehet me ngjyra

Shpirti i Perëndimit të Egër është rikthyer “në jetë”, këtë herë me ngjyra, përmes një serie fotografish historike të risjella me ngjyra, për një fotoalbum të ri. “Perëndimi i Egër me Ngjyra: Një përmbledhje e zgjerimit të kombit në perëndim”, quhet libri i botuar nga John C. Guntzelman. Në librin e ri janë përfshirë më shumë se 200 fotografi historike të viteve 1880, mes të cilave përfshihen figura të njohura të kohës, por edhe pjesëtarë të komunitetit afro-amerikan dhe indianëve të Amerikës.