Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Skadimi i kartave e pasaportave, Ivi Kaso: Një e treta e qytetarëve rrezikojnë të mbeten pa votuar më 25 prill

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2021, 13:59 | Politikë
Skadimi i kartave e pasaportave, Ivi Kaso: Një e treta e qytetarëve

Sekretari për Çështjet Zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso se në zgjedhjet e 25 prillit, një e treta e qytetarëve rrezikojnë të mbeten pa votuar, për shkak se i kanë skaduar kartat e identitetit dhe pasaportat.

“Kjo çështje nuk zgjidhet me kërcënime. Është vullnet i qartë për të ulur pjesëmarrjen masive të shqiptarëve në zgjedhje, mendon që do të ndalë rrotacionin që nuk ka forcë askush ta ndalë. Ne kemi propozuar zgjatjen e kartave të identitetit. Për këtë kemi dy precedentë që kanë ndodhur në 2019 dhe 2020, kur kjo qeveri e ka zgjatur afatin e kartave  për shkak të pandemisë. Duhet vullnet politik që nuk është materializuar, deri më sot. Ditën e djeshme janë njohur me kërkesën e opozitës së bashkuar. Ky është një shqetësim i madh dhe për ta adresuar sa më shpejt. Nuk besoj që të arrihet në kohë. Janë 1 e treta e qytetarëve që rrezikojnë të ngelen pa votuar në zgjedhjet e 25 prillit. Një qeveri të përgjegjshme nuk do ta zinte gjumi natën”.

“Formati i ri KQZ presupozonte një trupë të pavarur që shqyrtonte ankimet pasi KQZ e ka pasur këtë kompetencë, por nuk e ka shfrytëzuar në pavarësinë e vendimmarrjes, po i ndikuar politikisht. Ishte shpresa jonë që vendimet e kësaj trupe të merreshin në mënyrë të pavarur. Për fat të keq, nuk është kështu, kemi presion nga kryetari i bashkisë e kryeministri dhe ditën e aplikimit të gjobës dolën në media dhe dhanë verdiktin, vendosën dhe dekretuan”.

Sipas tij, që institucionet të jenë të pavaruar duhet të largohet me votë kjo qeveri. Beteja për 25 prillin, thotë Kaso është që ta kthejmë vendin në demokraci normale.

“Besojmë më shumë, nuk mundet që brenda ditës institucionet të jenë të pavarura. Duhet garancia dhe vullneti politik që të sigurojë një situatë të qetë që institucionet të krijojnë personalitetin e tyre dhe të shkëputen nga politika. Kemi qeveri arrogante që ka kapur gjithë pushtetet dhe nën hijen e saj të mund të rritet një institucion i pavarur. Nuk kemi pasur pritshmëri që mazhoranca do mbante larg duart nga institucionet. Zgjidhja duket radikale, të shporrim këtë qeverisje e mazhorancë që ka uzurpuar të gjitha institucionet në vend. E ka zhbërë ndarjen dhe balancimin e pushteteve. Beteja jonë në 25 prill është ta kthejmë vendin tonë në demokraci normale. Opozita do jetë në çdo qendër votimi, brenda e jashtë duke iu përgjigjur me të njëjtin intensitet dhunës së pushtetit që vota e shqiptarëve të mos cenohet”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani