Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Sulmohet autobusi me turistë shqiptarë në Malin e Zi

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2021, 07:03 | Kronikë

Është sulmuar me gurë në Berane të Malit të Zi autobusi me turistë shqiptarë që kishin shkuar për ski në Kolashin.

Sipas televizionit publik të Malit të Zi, autobusi i përket agjencisë “Gjafa Tours” dhe policia është duke u marrë me rastin. Nuk është bërë e ditur nëse ka të lënduar. Ndërkohë që burime për A2 CNN, bëjnë me dije se pjesa më e madhe e turistëve janë nga Peja, Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme, dhe menjëherë pas njoftimit Policia malazeze ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli