Të hënën rihapen shkollat, shumica e gjimnazeve do të vijojnë “online”

WhatsApp Image 2021 02 11 at 13.26.44 1100x620

Pas mbylljes njëjavore për shkak të motit të keq, mësimi do të rifillojë nga e hëna. Ministrja e Arsimit, Ecis Kushi, njoftoi për këtë vendim, duke shpjeguar se arsimi parauniversitar rikthehet në skenarët e mëparshëm.

Zhvillimi i mësimit

Nxënësit e ciklit fillor (klasa 1 – 5) në shkollë;

Maturantët në shkollë;

Nxënësit e klasave 6 – 11 sipas skenarit të kombinuar.

Ministrja sqaroi gjithashtu se “shkollat e mesme që ndodhen në zonat me risk të lartë (Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz) do të vazhdojnë “online” deri më datë 26 shkurt 2021, sipas sugjerimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve.