Tentoi të fuste drogë në burgun e Durrësit, arrestohet 67-vjeçari

burg qeli 1100x620

Një 67-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Durrësit, pasi tentoi të fuste drogë në ambientet e këtij institucioni. Policia njofton se një ditë më parë u paraqit pranë burgut, shtetasi me iniciale K. R., për të futur disa produkte ushqimore për djalin e tij, i cili ndodhet në paraburgim. Gjatë kontrollit në pakon me produkte ushqimore janë gjetur dhe sekuestruar 2 doza me lëndë narkotike heroinë dhe 2 doza me lëndë narkotike canabis sativa, të cilat ishin vendosur nga shtetasi M. N., (i njohur i tyre), pa dijeninë e shtetasit K. R.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.