Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

“Vetëvendosja si Syriza”, Nurellari: Ngadhënjim i populizmit në Kosovë, pres që Kurti të shfryhet si tullumbace

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2021, 09:49 | Kosova
“Vetëvendosja si Syriza”, Nurellari: Ngadhënjim i

Të pritshëm, por një befasi për përmasat e rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë e ka konsideruar analisti, Adri Nurellari, fitoren e Vetëvendosjes në zgjedhjet e fundit në Kosovë. I ftuar në Ditari, në A2 CNN, ai e sheh si ngadhënjim të populizmit, fitoren e Kurtit, dhe Kosovën si viktimën e populizmit, duke e krahasuar edhe me Syriza-n greke. Për Nurellarin mungoi fushata e mirëfilltë kundër Kurtit në Kosovë.

“E shoh si ngadhënjim të populizimit në Kosovës. Mendoj që Kosova është viktimë e populizmit . Sikurse Franca me Macron, Lega Nord me 5 Stelle në Itali apo në Greqi. Është një Syriza e radhës. Për Kosovën kanë përgjegjësi shumë palë. Mungesë e fushatë të mirëfilltë kundër Kurtit”.

Sipas Nurellarit, Kurti ka qenë kundër pavarësisë së Kosovës dhe ka mohuar të gjitha kontributet e Kosovës në këto vite. Ai thotë se lideri i Vetëvendosjes ka sulmuar në mënyrë të dhunshme të gjithë kundërshtarët.

“Kurti ka qenë kundër pavarësisë se nuk e ka njohur pavarësinë, ndërkohë që vetë e gëzon. Ka mohuar të gjitha kontributet e Kosovës duke treguar indiferencë e mosmirënjohe për të gjitha arritjet dhe tha se historia e Kosovës fillon sot. Sulmet që i ka bërë sistemit të drejtësisë, kundërshtarët i ka sulmuar në mënyrë të dhunshme, duke i gjuajtur me vezë, po ashtu ai ka terrorizuar njerëzit që mendojnë ndryshe”.

Për analistin Nurellari, Kurti kur ishte në opozitë u tregua si luan me Serbinë, kurse në pushtet si pulë. Ai thotë se kur ishte në pushtet mbylli kufirin me Shqipërinë dhe hapi atë me Serbinë duke përfshirë edhe veten e tij si viktimë të këtij vendimi.

“Kurti  ka folur dhe denoncuar dhe i ka quajtur tradhtarë pse janë marrë me dialogun dhe ka premtuar bashkëpunimin kombëtar dhe nuk e bëri. Për dy muaj e mbylli kufirin me Shqipërinë, dhe unë isha viktimë e kësaj gjëje, dhe hapi kufirin me Serbinë nga ana tjetër. Asnjë shtetas i Kosovës me kombësi serbe nuk është trajtuar në spitalet e Kosovës”.

Nurellari thekson se Kurti është një populist që luan me emocionet me qëllimin e vetëm për të ardhur në pushtet. Sipas tij, Kurti do të shfryhet si tullumbace pasi ka bërë kompromise si Syriza në Greqi, pasi ka shmangur temat madhore dhe ka legjitimuar Serbinë.

“Kurti luan me emocione vetëm për të ardhur në pushtet dhe pastaj i ndryshon sipas leverdisë. Zoti Kurti është një populist tipik dhe të vetmin synim ka vetëm pushtetin. Kur ishte në pushte u tregua pulë ndaj Serbisë, kurse në opozitë është si luan ndaj Serbisë. Kurti e mban retorikën e lartë dhe nuk bën asgjë. Vetëvendosja ka legjitimuar Serbinë. Kur thuhet që tani fillon historia dhe 20 vitet e fundit kasta e vjetër e ka shkatërruar Kosovën, i bie që Kosovës i ka mohuar të gjithë arritjet dhe që ka qenë më mirë në Ish-Jugosllavi. Do shfryhet si tullumbace sepse ka bërë ato kompromise si Syriza në Greqi, pasi shmang temat madhore, si dialogu”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani